Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani shkon në Bruksel, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE- Ballkani Perëndimor

Gazeta10
17 December 2024 - 15:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE- Ballkani Perëndimor.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.”

ZPRK ka njoftuar se cilat do të jenë temat e këtij samiti.

“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.