
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Londër me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
E para e vendit përmes një postimi në Twitter ka thënë se me emisarin britanik kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe hapat e rëndësishëm në dialogun Kosovë – Serbi si dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.