Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon presidentin e Letonisë, Egils Levits, diskutojnë thellimin e raporteve mes dy shteteve

Gazeta10
23 September 2022 - 14:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Letonisë, Eglis Levits, ku ndër të tjera kanë diskutuar thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Leotnisë, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës në rrafshin e konsolidimit ndërkombëtar.

Tutje, Osmani ka thënë se ata kanë diskutuar edhe për partneritetin në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike si dhe digjitalizimit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Diskutim konstruktiv me presidentin e Letonisë, Egils Levits. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Diskutuam edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit. Description: 🇽🇰Description: 🤝Description: 🇱🇻”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.