
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se muaji rozë i ka bërë bashkë vajzat dhe gratë, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se duhet punuar se bashku në mënyrë që t’i japin jehonë kauzës së të prekurve me kancerin e gjirit.
Presidentja Osmani ka thënë se me një kujdes të shtuar dhe me kontrolla të rregullta mund të bëhet ndryshim dhe të mbrohet jeta.
Osmani ka thënë se zbulimi i hershëm ndihmon zgjatjen e jetës.
Këtu keni statusin e plotë:
“Muaji rozë na bëri bashkë në mbështetje të të gjitha vajzave dhe grave, të të mbijetuarve, të atyre që po ballafaqohen, si edhe në kujtim të atyre që nuk janë më në mesin tonë si pasojë e kancerit të gjirit.
Duke punuar së bashku, duke i dhënë jehonë kauzës së të prekurve nga kanceri i gjirit dhe duke e ngritur zërin për kujdes të shtuar e kontrolle të rregulla, ne mund ta bëjmë ndryshimin, ta shtojmë kurajon, të lehtësojmë dhimbjen e ta mbrojmë jetën.
Zbulimi i hershëm është një shans i shtuar për zgjatjen e jetës!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10