Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani thotë se Zahiri, Hakifi e Edmondi ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së UÇK-së

Gazeta10
31 January 2024 - 11:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha për 27 vjetorin e rënies së tyre.

Osmani u shpreh para medieve se ata ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzuesit e luftës për çlirim.

Sot nderojmë heronjët tanë, heronjtë e lirisë sonë. Ata ishin nismëtarët e lirisë dhe frymëzues të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëpërmjet guximit të tyre insipruan me mijëra djem e vajza që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e shtetit.

“Zahiri, Hakifi dhe Edmondi dëshmuan se çmimi i lirisë është shumë i lartë, por është çmim që populli i Kosovës  me sakrificën e tyre e pagoi”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.