Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

OVL-UÇK dhe njohës të drejtësisë, e quajnë të papranueshëm mbylljen e seancës për publikun

Gazeta10
11 April 2023 - 18:51

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Të martën është dëgjuar dëshmitarja e parë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Por, seanca është zhvilluar e mbyllur për publikun gjatë tri orëve sa është marrë në pyetje nga prokurori i ZPS-së. Për mos-dëgjimin e dëshmive nga publiku kanë reaguar nga organizatat e dala nga lufta, duke thënë se kjo tregon se gjykata është e orkestruar nga Serbia. Po ashtu të panevojshme mbajtjen e seancës private e kanë parë edhe njohës të drejtësisë.

Në seancë të mbyllur, për rreth tri orë është dëgjuar dëshmitarja e parë e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç në pjesën e parë të seancës ku dëshmitarja ka bërë të ditur se ka dhënë dëshmi edhe më parë, pjesa tjetër e dëshmisë ka shkuar pa zë për publikun, pasi ishte klasifikuar si sesion privat.

Por, me mënyrën se si është zhvilluar seanca e parë e paraqitjes së dëshmitarëve, kanë reaguar nga organizatat e dala nga lufta.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka shprehur shqetësim se i tërë procesi gjyqësor është i orkestruar nga Serbia.

Ndërkaq, të pakuptimtë e sheh mbajtjen e seancës private, avokati, Naim Rudari.

Sipas tij, mbulimi i fytyrës dhe ndryshimi i zërit kanë mjaftuar për të ruajtur identitetin e dëshmitares.

Tutje Rudari, ka shpjeguar në aspektin ligjor rrethanat se kur ka të drejt Prokuroria të mbajë plotësisht të mbyllur seancën.

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndaj tyre rëndojnë akuza për krime të pretenduara të luftës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.