Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL-UÇK i reagon Prokurorisë: Skandal dhe poshtërsi publikimi i emrave të viktimave

Gazeta10
01 March 2023 - 13:07

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit të një versioni më pak të redaktuar të aktakuzës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke bërë të ditur kështu emrat e viktimave të pretenduara të UÇK-së.

Këtë veprim Klinaku përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur skandal dhe poshtërsi, raporton  Gazeta10.

Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.”, ka shkruar Klinaku.

Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se kjo i rrezikon edhe më shumë dëshmitarët dhe për këtë gjë ai fajëson shtetin.

“Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shumë i rrezikojnë dëshmitarët, sepse herën e parë i kanë rrezikuar kur ju ndodhi skandali i rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë dhe për fajin e tyre mbahen peng qe dy vite e gjysmë krerët e OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Nuk kanë faj këta, por meqë nuk kemi shtet, le t’vazhdojnë kështu me skandale të vazhdueshme.”, ka përfunduar Klinaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.