
Regjisori i njohur, Fatos Berisha, i ftuar në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, ka folur edhe për ish bashkëshorten e tij të ndjerë, për të cilën thotë se pa Vjosën të gjithë jemi keq.
Berisha tutje ka thënë se pa Vjosën Prifesti është shumë më i dobët, nuk po dijmë me i ba disa gjëra që i ka bërë ajo.
“Tash po e di sa ka punuar ajo”, tha Berisha.
Berisha i emocionuar ka thënë se me Vjosen kanë bashkëthemeluar festivalin dhe e ka dashtë shumë atë, ka qenë shumë këmbëngulëse e ka pasur pasion.
“Vjosa ka ndërruar jetë në qershor të vitit të kaluar dhe nuk e besoj që njeriu meson të jetojë pa më të dashurit”, ka thënë Berisha.
Sipas tij humbjet e mëdha krijojnë pikëpyetje të mëdha.
“E kam Vjosen si reference në kuptimin e këtyre momenteve të rënda, edhe në punë, tham a thu çka kish ba ajo pastaj tham ajo kish ba kështu dhe e marr atë vendim. /Gazeta10/