
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për nderimin që i bëri ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
“Përshëndes nderimin që kryeministri Rama i bëri ish-presidentit Bill Clinton, liderit të botës demokratike që i dha fund vuajtjeve shekullore të popullit të Kosovës. Shqipëria dhe kryeministri Rama po vazhdojnë traditën e respektit të miqve dhe përkrahësve të shqiptarëve, traditë të cilën këtu në Kosovë, si duket dikush ka filluar të ngatërrohët për shkak të mjegullës së jo-racionalitetit që ka kapluar Kosovën.Për Kosovën, e cila u ndërtua si shtet i lirë, demokratik dhe i pavarur nga lëvizja paqësore dhe ushtarake e Kosovës dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë dhe evropianë, të cilët nën udhëheqjen e Presidentit Clinton dolën në mbështetje të popullit të Kosovës në momentet më të vështira të historisë sonë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të dëgjojmë “këshillat e miqve si presidenti Clinton për të ndalur çmendurinë politike dhe për t’u kthyer në rrugën e koordinimit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë”.
“Sot duhet dëgjuar këshillat e miqve si presidenti Clinton për të ndalur çmendurinë politike dhe për t’u kthyer në rrugën e koordinimit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë. I shprehim mirënjohjen tonë Presidentit Clinton dhe popullit shqiptar në Shqipëri për mbështetjen e palëkundur gjatë kohëve më sfiduese të Kosovë”, ka shtuar ai.