
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për një vizitë në Nju Jork. Pacolli ka njoftuar se është takuar me avokatin e Hashim Thaçit, Luka Misetic, dhe Michael Curto, në zyrat e Squire Patton Boggs.
Pacolli ka thënë se për ta ka mirënjohje për angazhimin e tyre me profesionalizëm e përkushtim.
“Mirënjohje e sinqertë për ta dhe për të gjithë kolegët tanë, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar”, ka shkruar Pacolli.
Kompania “Patton Boggs” vite më herët ka qenë e angazhuar nga Qeveria e Kosovës për lobim dhe në disa raste edhe për mbrojtje juridike në disa raste kur Kosova ishte në arbitrazh ndërkombëtar.