
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, pas seancës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta10.
Pacolli ka shkruar në Facebook se “kombi shqiptar duhet të tregohet i matur”.
“Sot, pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, bashkë me kryeministrat Rama dhe Kurti dhe kryeparlamentarët e dy vendeve tona. Kombi Shqiptar duhe të tregohet i matur. Ruajtja e aleancave strategjike është garanci e sigurisē tonë.”, ka shkruar ai.
Tutje sipas Pacollit festat e nentorit na kujtojnë sakrificën e popullit tonë për liri, andaj sot secili e ka për obligim që të punoj fort në realizimin e ëndrrës së heronjëve./Gazeta10