Lajme

Pacolli publikon foto me presidentin Mahama: Epokë e re për diplomacinë e Kosovës me Ganën

Gazeta10
08 Dhjetor 2024 - 13:16

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një fotografie e ka uruar John Dramani Mahama për zgjedhjen e tij si president i Ganës.

Pacolli ka thënë se Dramani gjatë mandatit të mëparshëm ka qenë mbështetës i palëkundur i Kosovës.

“Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë. I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.