
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Ky takim është zhvilluar në Forumin e Bledit.
Lajçak ka thënë se e vlerëson interesimin e presidentit slloven për proceset e Ballkanit Perëndimor duke e përfshirë këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi.
“E vlerësoj interesimin e presidentit Borut Pahor për proceset e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10