
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për rritjen e pagës për zjarrëfikësit, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se në kuadër të “Pakos së Madhe” për ta përballur këtë dimër të vëshirë kjo rritje do ta bëjë zero imaktin e inflacionit.
Më tej, Rama ka thënë se pagat për zjarrëfikësit do të vazhdojnë që të rriten si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar.
Këtu keni postimin e plotë:
“Rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20 000Lekët (e reja) nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre, ndërkohë që paga për zjarrfikësit do të vijojë të rritet më tej, si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar në kushtet kur zjarret po bëhen një problem i madh për gjithë botën
”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10