
Pal Lekaj – Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të Kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj.
Lekaj ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet është bërë normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare.
“Deklaratat e gojëprishurit dhe mbeturinës së fundit të komunizmit shqiptar janë po aq skandaloze sa heshtja e Kryeministrit Albin Kurti. Është me të vërtetë e shëmtuar kur bënë këto pyetje një shqiptar, më keq akoma kur ai është pjesë e një partie politike që udhëheq qeverinë e Kosovës, në formatin më të lehtë është dashur të largohej prej partisë dhe të shpallej person non-grata. Thënë shkurt, me ardhjen e VV-së në pushtet, është bërë mëse normale t’i fyesh vlerat e luftës çlirimtare.”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10