Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Palatova viziton QNR: Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve

Gazeta10
09 June 2026 - 15:47

Palatova viziton Qendrën e Numërimit në Prishtinë: Integriteti i zgjedhjeve varet edhe nga numërimi dhe certifikimi i rezultateve

Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar të martën Qendrën e Numërimit Komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Në këtë vizitë, ajo shoqërohej nga Jonathan Hargreaves, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga Bashkimi Evropian për procesin zgjedhor në Kosovë.

Palatova theksoi rëndësinë e fazës së numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke vlerësuar pjesëmarrjen e akterëve të ndryshëm në proces.

“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e organizatave të shoqërisë civile të angazhuar në proces”, ka deklaruar ajo.

Vizita u zhvillua në kohën kur po vazhdon procesi i numërimit të votave në qendrat komunale të numërimit, pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.

Postimi i plotë:
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, vizitoi sot Qendrën e Numërimit Komunal të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë, së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si pjesë e Vëzhgimit Diplomatik të koordinuar nga BE-ja.
“Numërimi i votave dhe certifikimi i rezultateve janë të gjitha pjesë e integritetit të zgjedhjeve. Jam e lumtur që shoh partitë politike dhe vëzhguesit e OSHC-ve të angazhuar në proces”, tha Palatova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.