Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Palestinezët kundër Kosovës – ishin të gatshëm t’i bashkoheshin ushtrisë serbe si mercenarë” – Asllan Bajrami

Gazeta10
10 October 2023 - 22:37

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke debatuar mbi konfliktin mes palestinezëve dhe izraelitëve, gazetari i njohur Asllan Bajrami ka shpalosur rezultatet e një reportazhi që ishte realizuar kohë me parë me qytetarë dhe udhëheqës palestinez, ku sipas tij secili i intervistuar ishte deklaruar kundër shtetit të Kosovës.

Sipas tij ata madje ishin të gatshëm që të luftojnë si mercenarë kundër Kosovës nëse do të kishin një ftesë nga Beogradi për ta rikthyer Kosovën.

Bajrami deklaroi po ashtu se dyshon që ata janë të indoktrinuar nga udhëheqësit dhe mediat palestineze.

“Kosova ka një interesim të madh që të këtë marrëdhënie të mira me Izraelin sepse është garancë për ekzistimin e shtetit të Kosovës”, tha Bajrami”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.