Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pallaska tha se po gjykohet UÇK-ja, Prokuroria Speciale kërkon sanksione ndaj tij

Gazeta10
10 May 2023 - 23:03

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga trupi gjykues në Hagë që ta paralajmërojë avokatin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaskën, për gjuhën e përdorur në njërin nga emisionet në televizionin publik të Kosovës.

dokumentin e lëshuar nga ky institucion, thuhet se avokati Pallaska duhet të paralajmërohet se çdo shkelje që e bën në të ardhmen mund të rezultojë me sanksione, shkruan Gazeta10.

Për këtë kërkesë, Prokuroria e Specializuar i është referuar, intervistës së Pallaskës së dhënë më 13 prill 2023 në RTK.

“Pallaska u paraqit në një emisionin në RTK, duke dhënë një intervistë të gjerë ku komentoi aspekte të ndryshme të këtyre procedurave. Prokuroria parashtron se fragmentet e mëposhtme shkaktojnë shqetësim të madh, pasi komentet e z. Pallaska shkelin qartë nenin 13 të Kodit të Sjelljes”, thuhet në kërkesë.

Sipas tyre, Kodi i Sjelljes parashikon që avokati dhe prokurorët nuk duhet të bëjnë me vetëdije deklarata në rrjet sociale, për shtypin ose publikun, të cilat janë të rreme ose shpifëse.

Dokumenti i Prokurorisë, e vlerëson të gabuar deklaratën e Pallaskës se po “gjykohet mbarë UÇK-ja dhe qëllimi është deklarimi i Kosovës si shtet kriminal”.

 “Kjo narrativë u hodh poshtë në mënyrë specifike nga Trupi Gjykues, i cili deklaroi se nuk po gjykohet UÇK-ja në këtë rast – vetëm katër të akuzuarit. Prokuroria pohon se përsëritja e pretendimeve të tilla kontribuon në një klimë të hiperpolarizuar brenda Kosovës, duke e bërë më të vështirë dëshmitarët të bashkëpunojnë dhe të japin dëshminë e tyre”, vijon ndër të tjera dokumenti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.