Lajme

Pamje: Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Gazeta10
07 Janar 2025 - 12:05

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas informacioneve, ai ka vizituar Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tash e disa ditë është i shtrirë në QKUK për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Hamza është parë në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi.

Ndryshe, Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.