Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PAMJE EKSKLUZIVE: Pronarët e vilave ilegale në Ujman ‘paketohen’ vetë, para se t’i shkojnë bagerët e institucioneve të Kosovës

Gazeta10
19 August 2026 - 15:29

Pronarët e vilave të Ujmanit si duket nuk i kanë pritur bagerat e institucioneve të Kosovës pasi ata kanë filluar t’i largojnë gjesendet e tyre nga shtëpitë e tyre.

Pamjet që ka siguruar Kanal 10 tregojnë se si pronaret e vilave atje kanë filluar t’i largojnë paisjet e tyre me vlerë që i kanë atje, përfshirë, dyer, dritare, tjegulla, e gjesende tjera shtepiake.

Rrënimi i vilave atje ka filluar kohë me parë nga Inspektorati i Mjedisit, ngase qytetarët atje kanë ndërtuar objekte në pronë publike që është e mbrojtur dhe i përket “Iber-Lepencit”.

E pikërisht sot aksioni për rrënimin e vilave tjera ilegale ka vazhduar në Liqenin e Radoniqit në Gjakovë ku atje janë rrënuar 5 objekte pa leje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.