Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës kundër zyrave paralele të Serbisë

Gazeta10
02 February 2024 - 14:44

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka filluar një aksion në tri lokacione në Komunën e Pejës.

Këto janë pamje nga aksioni i sotëm gjatë aksionit në Gorazhdec të Pejës.

Para disa ditëve, Policia e Kosovës ka mbyllë katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.

Përveç policisë, atë ditë në terren kishin dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky i fundit ishte zotuar se institucionet e vendit “nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”.

Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.

Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantën e këtij fshati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.