Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pamje nga përleshja masive mes dy familjeve në Prizren

Gazeta10
09 May 2023 - 15:52

Të dielën në mesnatë ka ndodhur një rrahje masive në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku janë përfshirë dy grupe prej rreth 15 personave.

Gjatë përleshjes që nisi për shkak të një rasti të vjedhjes që ishte përfshirë njëri nga të dyshuarit, janë përdorur mjete të forta e armë zjarri, nëntë nga të dyshuarit kanë përfunduar në ndalim policor, kurse të tjerët në spital.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar  SH. K, P.Xh, Z. Xh , Z. Xh, K. Q, E. K, Sh. K, G. K dhe B. K.

I dyshuari Sh. K, sipas informacioneve që ka Sinjali është ai që ka përdorur armën e zjarrit dhe për pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar plagë, si dhe  është dërguar në QKUK.

Sipas informacioneve, rrahja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një rasti të vjedhjes, që dyshohet se e kishte kryer njëri nga të dyshuarit dhe ka çuar deri në konflikt mes palëve, incident ky përveç armës u përdorën edhe shufra metalike, boks hekuri e brisqe.

Të njëjtat burime thonë se me vendim të prokurorit hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Rasti për Sinjalin është konfirmuar dje edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Në këtë rrahje janë të përfshirë 15 persona, ku dyshohet se janë përdorur një armë zjarri, mjete të mprehta si dhe është gjet edhe një shufër metalike. Më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”, thuhet ne njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.