Duhet Lexuar

Pamje nga varrimi i Prigozhin, morën pjesë vetëm njerëzit e ngushtë të familjes

Gazeta10
30 Gusht 2023 - 8:51

Kremlini ka konfirmuar se Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Yevgeny Prigozhin. Shërbimi për shtyp i bashkëthemeluesit të PMC “Wagner Group” njoftoi se ai u varros në varrezat Porohovski në Shën Petersburg.

“Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit Wagner, i cili vdiq në një aksident avioni më 23 gusht, u varros në varrezat Porokhov në Shën Petersburg, njoftoi sot shërbimi i tij për shtyp”.

“Lamtumira e fundit e Yevgeny Viktorovich u mbajt me dyer të mbyllura. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vijnë në varrezat e Porokhovskoye”, tha ekipi i tij në një mesazh të publikuar në Telegram.

Raportet e mediave rreth funeralit listuan varreza të tjera të qytetit si varreza të mundshme, të cilat ishin të mbuluara me fshehtësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.