
Stuhia dhe reshjet e breshërit që goditën Milanon kanë shkaktuar dëme edhe në një avion, shkruajnë mediat e huaja.
Në imazhin e publikuar shihet se avioni “Boeing” që drejtonte fluturimin 185 të Delta Airlines, i cili u ngrit nga Milano Malpensa dhe ishte nisur për në Nju Jork është dëmtuar.
Avioni pësoi dëmtime në pjesën e përparme, turbinën e motorit dhe në njërin prej krahëve në disa zona menjëherë pas ngritjes, pasi u përball me kushte të rënda moti.
Avioni, i cili u ngrit nga Malpensa në orën 12:29 devijoi për në Romë, ku u ul në orën 13:55 pa probleme të mëtejshme. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në bord.
il volo #DL185 decollato da #Milano #Malpensa diretto a #NewYork Jfk è atterrato a Roma Fiumicino dopo aver dichiarato emergenza salendo in quota, una forte grandinata ha danneggiato varie componenti#meteo #avgeek #maltempo #squawk7000 #hail #aviation pic.twitter.com/00StVGX3mH
— Vola Milano Malpensa [MXP] (@VolaMalpensa) July 24, 2023