Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Panik në koncertin e Wiz Khalifa, fansat largohen pas alarmit për të shtëna me armë

Gazeta10
27 Gusht 2022 - 15:47

Koncerti i reperit Wiz Khalifa në Indianapolis të premten mbrëma u kthye në kaos ndërsa fansat vraponin për t’u larguar pas një alarmi për të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta10.

Fansat nxitonin të largoheshin nga qendra muzikore Ruoff në Noblesville rreth orës 22:30, pasi disa bërtisnin për të shtëna të mundshme.

Dhe ndërsa shumë vrapuan drejt një rruge të mundshme shpëtimi, të tjerët ishin të hutuar se çfarë kishte ndodhur.

Khalifa ndaloi koncertin dhe ai dhe grupi i tij dolën me shpejtësi nga skena. Paniku i shkaktuar nga një alarm i rremë është i treti që ndodh në një ngjarje muzikore deri më tani këtë verë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.