Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Gazeta10
16 January 2025 - 8:08

Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar.

Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Duke analizuar pamjet dhe fotografitë,Radiu Evropa e Lirë përcaktoi se flamujt në protestë u mbajtën nga anëtarë të degës së të rinjve të partisë opozitare parlamentare të krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike e Serbisë (Novi DSS).

Në protestë u vu re edhe një përfaqësues i ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.