Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina e bindur: Në asnjë variant VV nuk shkon më shumë se 48 deputetë

Gazeta10
12 February 2025 - 21:35

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në asnjë variant nuk mund të marrë më shumë se 48 deputetë.

Pantina ka theksuar se kjo shifër nuk mund të ndryshojë edhe pas numërimit të votave të diasporës.

“Vetëvendosje mes 46-48 deputetë. Nuk shkon në asnjë variant më shumë se 48 deputetë”, ka thënë Pantina.

Pantina ka dhënë rezultate të mundshme edhe për partitë e tjera politike.

“PDK-ja nga 24 deri në 25 deputetë. LDK-ja nga 19 deri në 20 deputetë dhe AAK-ja nga 7 ose 8 deputetë dhe nuk e besoj që shkon deri te 9”, ka thënë ajo.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.