Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina e sheh PDK-në si fituesen më të madhe nga e cila varet krijimi i qeverisë

Gazeta10
10 Shkurt 2025 - 21:43

Ish-deputetja dhe njëherësh analistja politike, Shqipe Pantina ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Pantina ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrë më shumë se 48 deputetë.

“Edhe pas votave të diasporës, VV nuk mund t’i marrë më shumë se 48 deputetë në shanca që këto partitë serbe që të fitojnë ulëse janë të ulëta”, ka thënë Pantina.

Pantina ka theksuar se PDK është fituesja më e madhe e zgjedhjeve, ngaqë siç tha ajo, kjo parti i ka dy mundësi për koalicione.

“Unë mendoj që fituesi më i madh nga kush varet krijimi i qeverisë së re është PDK-ja. Ata janë “king makers” sepse e kanë mundësinë të shkojnë me dy palët”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.