Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pantina fajëson klasën politike për vizat, ishin më të privilegjuar sesa qytetarët

Gazeta10
09 March 2023 - 21:20

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka komentuar vendimin e Këshillit të ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke përdorur një shprehje popullore “kur fëmijët i hajn mollat, të rriturve iu pihen dhembët”.

Pantina fjalën popullore e përdori duke thënë se pasojat e mos liberalizimit më së shumti i kanë vuajtur qytetarët, të cilët nuk kanë pasur një pozitë që u ka ofruar privilegjin e të udhëtuarit pa viza, e për këtë Pantina i quajti fajtor kryesor politikanët.

“Kur fëmijët i hajn mollat të rriturve iu pihen dhembët, me rastin e liberalizimit të vizave ka ndodhur saktësisht e kundërta. Përderisa fajin e ka pasur krejt klasa politike vendimmarrëse, pasojat më së shumti i kanë vërejtur qytetarët të cilët nuk kanë pasur një pozitë që iu ka ofruar ndonjë privilegj që iu ka mundësuar udhëtimin jashtë. Tashmë mendoj se as BE nuk shkon aq larg sa më vonë ta kundërshtoj vetveten, pra mendoj që kjo është e hapur tashmë kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në janar të 2024.”, ka thënë ajo.

Pantina ka folur edhe rreth takimit të 18 marsit në Ohër mes palës kosovare dhe serbe, për të cilin tha se pasojat e mos arritjes së një marrëveshje janë shumë të mëdha, shkruan Gazeta10.

“Pasojat për mos arritjen e marrëveshjes mund të jenë shumë më të mëdha se sa liberalizimi i vizave, pasojat mund të jenë edhe afatgjate. Vazhdimi i stauts quos mund të ishte pasoj e madhe.”, ka përfunduar ajo.

Tutje, Pantina ka thënë se Kurti tashmë është vendosur në binarë nga ndërkombëtarët e sidomos nga SHBA-ja duke e paralajmëruar për pasoja në rast të mos arritjes së marrëveshjes./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.