Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina kritikon Qeverinë: Në luftë me gjyqësorin, mediat dhe sindikatat!

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 22:32

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se përkrahja e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë, teksa ka theksuar se kjo është reflektuar edhe përgjatë tubimeve elektorale.

Pantina ka theksuar se qeveria aktuale ka hapur “luftë frontale” me të gjithë.

Tutje, ajo ka thënë se kjo “luftë frontale” mund t’i shkaktojë ulje të përqindjes së përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Luftë me gjyqësorin, luftë me mediat, luftë me sindikatat, luftë me shumicën e punëtorëve të administratës. Tash krejt qata janë votues. Kur ju shpall luftë si duhet me të votu ata?”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.