
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka komentuar gjuhën e partive politike përgjatë fushatës zgjedhore.
Në këtë drejtim, Pantina ka kritikuar qeverinë Kurti.
“Ata që janë në qeveri e arsyetojnë punën e vet. Nuk e di a ka ndodh najkun tjeter ku partia në pushtet akuzon në vend se të dalë para votuesve dhe të shpalosë sukseset”, ka thënë Pantina.
Por megjithatë, Pantina ka theksuar se më herët nuk ka ndodhur që partia në pushtet të akuzojë sikur po bën Lëvizja Vetëvendosje.
“Partitë në opozitë kanë gjuhë më akuzuese, por jo ata që kanë qeverisur”, ka thënë ajo. /Gazeta10/