Analistja, Shqipe Pantina në “Politiko” ka deklaruar se flamuri i Kosovës nuk i ngjall emocionet e njëjta si ai i Shqipërisë.
E ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ajo ka folur edhe për momentet kur është shpallur pavarësia e Kosovës, teksa ka shtuar se paraqitja e flamurit ka qenë befasi.
“Nuk them se nuk e dua shtetin e Kosovës, por emocion nuk më ngjall njëjtë, mund ta diskutojmë pafundësi, por nuk ngjall njëjtë flamuri i Kosovës si ai i Shqipërisë, ndoshta për faktin se si është paraqitur, si është pranuar flamuri dhe ka qenë shumë befasi kur është paraqitur flamuri i Kosovës brenda kuvendit, por mirë që ka qenë gëzimi i madh për shpalljen e pavarësisë, se flamuri nuk ka ngjallur ndonjë ndjesi”, ka thënë Pantina.
Sipas saj, të gjithë ata që janë rrritur me flamurin kuq e zi, do ta kenë vështirë ta pranojnë flamurin e Kosovës.
“Mund të jemi për një kohë të gjatë ose përjetësisht dy shtete Kosovë dhe Shqipëri, por ndoshta një ditë mund të jemi shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës, ta shohim se si do të rrjedhin gjërat, ndoshta gjeneratat pas nesh do të mendojnë ndryshe”, tha Pantina. /Gazeta 10/