Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se gara e ngushtë mes kandidatëve për president të SHBA-së, Donald Trumpit dhe Kamala Harrisit nuk përbën ndryshim të madh për Kosovën.
“Për Kosovën nuk besoj se do të ketë ndryshim të madh se kush do të fitojë”, ka thënë Pantina.
Pantina ka theksuar se Trump është i paparashikueshëm, ndërsa ka theksuar se kjo krijon pasiguri politike.
“Trumpi është i paraparashikueshëm. Prodhon pasiguri në mënyrën se si do t’i mbyllë konfliktet që janë të hapura”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/