Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Papa s’t kryen punë, Amerika po’’- Çollaku për vizitën e Kurtit: Hajgarellëk, militantët e VV-së i gëzohen

Gazeta10
21 June 2023 - 22:23

Komentatori politik, Adrian Çollaku teksa po fliste për vizitën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në Vatikan, e cilësoi si diçka avantureske, sepse sipas tij ‘’Amerika të kryen punë, nuk të kryen Papa’’.

Sipas deklaratës së tij në “POLITIKO”, tre policët mund të lirohen me ndihmën e SHBA-së, por jo Vatikanit, megjithatë thotë se e kupton entuziazmin e ‘’militantëve të VV-së’’, shkruan Gazeta10.

‘’Nuk matet suksesi i një kryeministri dhe Qeverie se a utaku me papën a me Bidenin. Militantët gëzohen e rrahin shuplaka. Por, ne kemi problem se i kem tre policë në paraburgim. Shumë mirë nëse Kurti ka shku në Vatikan, shumë mirë nëse shkon edhe në vende të tjera, është lajm i mirë. Po s’duhet me mohu faktin që e kem një Amerikë, që po na thotë vepro kështu. Mua më intereson kryeministri jonë cka ka bë deri sot përveç deklaratave në publik, kë e ka taku ai, a vazhdon me citu zyrtarët amerikanë që thonë se duhet me u liru pa kushte. Problemi është këtu, çka ka bë Kurti për me u liru këtu policë dhe cka ka më bë. Hajgarellëk o ky, këtu Amerika të kryen punë, nuk të kryen Papa. Unë e kuptoj që militanti gëzohet që u shku  Kurti atje.”, tha ai në “Politiko”./Gazeta10


Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.