Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Papi-Chulo” i BMW-së së gjelbërt në mbajtje, drejtësia po merret me këtë rast të çuditshëm

Gazeta10
31 March 2023 - 10:27

Qytetarët e Prishtinës për disa ditë nuk do të ndeshen me BMW-në e gjelbërt të Refki Hajzerit që shkaktonte jo pak tollovi në komunikacion e shqetësim të qytetarëve, raporton Gazeta 10.

Zëri i lartë i muzikës në makinë, lëvizja në zona të ndaluara për makina dhe në drejtim të kundërt kishte bërë që shumë qytetarë të ankohen.

Por gjatë të entjes, Policia e Kosovës e arrestoi për ngasje të rrezikshme. Për të njëjtin, figurojnë plotë 225 gjoba duke bërë që t’i konfiskohet makina.

Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.