Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Para objektit të ZRrE-së përfundon protesta me moton “Asnjë cent më shumë”

Gazeta10
11 April 2025 - 13:35

Ka përfunduar protesta e një numri të madh të qytetarëve që është mbajtur sot në Prishtinë, nën moton “Asnjë cent më shumë”.

Marshimi në fjalë është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga mbledhja e sotme e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Në protestën e sotme u bë thirrje që të ulet çmimi i rritjes së energjisë elektrike, ndër tjera u paralajmëruan edhe protesta të tjerë.

Poashtu, organizatorët paralajmëruan edhe ngritjen e një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi tek objekti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.