Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Para seancës, Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, bartja e uniformës ishte nderi më i madh në jetën time

Gazeta10
16 November 2026 - 21:11

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një deklaratë të tij të shkurtit të vitit 2020, në të cilën ai shpreh krenarinë për shërbimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në deklaratën e publikuar, Thaçi, i cili gjatë luftës kishte qenë Drejtor Politik i UÇK-së, thekson se shërbimin në këtë ushtri dhe bartjen e uniformës së saj e konsideron nder dhe krenari.

“Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta bart uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj”, thuhet në deklaratën e Thaçit.

Ai thekson se uniforma e UÇK-së dhe shërbimi në luftën çlirimtare nuk duhet të konsiderohen si hendikep, por si vlerë dhe krenari.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.