Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Paradite e takoi, Kurti tregon një rrëfim që shpërfill rëndë Lajçak-un

Gazeta10
13 October 2022 - 13:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar një rrëfim që e shpërfill rëndë përmes një statusi në Facebook, të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.

Kurti ka treguar një rrëfim të shkurtër që i ka ndodhur sot dhe që shpreh moskokëqarje në lidhje me të dërguarin e Bashkimit Europian.

Kurti ka thënë se një gazetare e kishte pyetur me insistim për Lajçakun gjatë një vizite të tij tek një bujk në Gjilan, por ai e kishte pyetur traktoristin për Lajçakun e ky i fundit e ka tundur kokën dhe i ka dhënë gaz traktorit.

Kurti ka thënë se me rritjen e rendimeteve këtë verë po shtohen edhe të mbjellurat.

Këtu keni statusin e tij:

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.

Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.

Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Këtë paradite Kurti e ka takuar të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin janë diskutuar disa tema të këtij procesi si dhe dinamizimi i tij dhe implikimet ndërkombëtare/ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.