
Mediumi boshnjak “Slobodna Bosna” ka larguar emrin e Nacionales dhe Periskopit nga artikulli që e publikoi para rreth tri javësh, e që u publikua edhe nga RTK’ja, pas paralajmërimit për padi.
Avokatja e Nacionales në Bosnje dhe Hercegovinë, Jovana Kisin, ka dërguar kërkesë dhe paralajmërim për padi në adresën e portalit boshnjak, ku ka demantuar fuqishëm lajmin, duke kërkuar publikimin e demantit dhe fshirjen e emrave të mediave.
Portali boshnjak Slobodna Bosna pasi e ka pranuar paralajmërimin për padi, i ka fshirë emrat e Nacionales dhe Periskopit nga artikullit, ku pretendohej se “Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia”.
E gjithë pjesa ky bëhet akuzë ndaj Nacionales dhe Periskopit është zhdukur. Kjo është konfirmuar edhe nga avokatja e Nacionales, Jovana Kisin.
“Slobodna Bosna sapo ka dërguar një link ku është evidente se pjesa e tekstit lidhur me median Nacionale është fshirë”, ka thënë avokatja e Nacionales.
“Siç kupton ‘Slobodna Bosna’, regjimi i Vuçiqit po shtrihet në Mal të Zi dhe Kosovë për “mbulimin” e mediave të papërshtatshme në rajon. Në fakt, pas ‘aksioneve’ në Mal të Zi, radha ka ardhur për sulmin mediatik në Kosovë, ku, siç zvulojnë bashkëbiseduesit tanë nga ai shtet, i pari në radhë ishte portali Periskopi, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, dhe së fundmi është përfunduar edhe transaksioni milionësh për portalin kosovar Nacionale, e cila me shkrime kritike për qeverinë e Albin Kurtit është vënë nën dispozicin të regjimit të Vuçiqit dhe ka shktaktuar zemërin mes shqiptarëve të Kosovës”, ishte artikulli i parë.
Në editimin që ka ndodhur sot, nuk përmendet askund as Nacionales, as Periskopi.
“Sipas njohurive tona, përveç një media të njohur në Sarajevë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë ende, në radarin e Vuçiqit është edhe “Bosnja e Lirë”. Sipas një skenari të mirëpërcaktuar, ushtria e robotëve ka për detyrë të prishë serverët dhe të kryejë sulme në portal dhe rrjete sociale, gjë që e kemi parë të panumërt deri tani, dhe nëse ky plan dështon, ata lëvizin në përpjekje për të marrë mbi mediat. Lexoni më shumë për mediat e marra nga regjimi i Vuçiqit së shpejti në vazhdim të hulumtimit tonë”, thuhet në artikullin e edituar.