Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri

Gazeta10
10 September 2024 - 8:37

Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e shkarkime rrufesh. Komuna iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke i pasur parasysh këto kushte meteorologjike.

“Të nderuar qytetarë, Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta  dhe shkarkime rrufesh , si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave “, thuhet në njoftimin e Komunës.“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: • Shmangni lëvizjet e panevojshme  gjatë periudhave me mot të keq. • Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja . • Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj . Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit  janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.

Në rast nevoje, Komuna e Prishtinës iu thotë qytetarëve që të telefonojnë pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të kryeqytetit në numrat 080012233 dhe 080012244. Gjithashtu, Komuna ka shpërndarë numrat e zjarrëfikësve (193), Policisë (192) dhe të Shërbimit Mjekësor Emergjent (194)./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.