Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Paralajmëron Krasniqi| Dështimi i Kodit do të krijojë partinë e parë të qendres së djathtë me pikëpamje islamiste

Gazeta10
07 September 2023 - 21:38

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke diskutuar për kodin civil të Kosovës,  teologu Mustafë Bajrami ka thënë se po të ishte deputet do ta kishte refuzuar kategorikisht kodin civil.

Ai tutje ka thënë se gazetarët po e marrin si levë çështje  e Kodit  Civil për të sulmuar Kurtin.

Në kundërshtim të tij, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se Kurti është dashur që këto pika me i diskutu me njerëzit e tij para se të bënte listen për deputetë.

Bajrami ka thënë se nuk i kupton deputetët kundër kodit dhe beson që kundërshtimi po bëhet për të rrëzuar Kurtin.

Krasniqi ka thënë se ka informata që 14 deputetët që kundërshtojnë kodin pas dështimit të kodit do të përjashtohen nga VV-ja do të formojnë një parti të qendres së djathtë, me pikëpamje islamiste në Kosovë.

“Nëse ne kemi me pas një parti të së djathtës ekstreme me bazë islame, fajtor do të jetë Albin Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.