Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Paraqitja e Kanal10 në Veri tronditi strukturat e Vuçiqit” – Spahiu komenton provokimet serbe

Gazeta10
03 Shtator 2024 - 20:58

Prezencën e Kanal10 në veri ka tronditur mediat serbe.

Tabloidi me seli ne Beograd ‘Blic’ ka sulmuar Kanal 10 nëpërmjet një shkrimi ku ka ndjellur urrejtje për prezencën e televizionit kosovar në veri të Mitrovicës.

Sipas kësaj media të afërt me Vuqiqin, prezenca e një zyre të Kanal 10 në veri te Mitrovicës, dhe realizimi i një debati televiziv atje, “janë gisht në sy për serbët e veriut”.

Komentatori politik Nexhemdin Spahiu në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, duke komentuar provokimet serbe, ka thënë se kjo është një përpjekje e Serbisë për t’u viktimizuar.

Spahiu ka thënë se paraqitja e Kanal10 në veri nuk ka të bëjë fare me provokim.

Sipas tij, strukturave të Vuçiqit nuk iu ka konvenuar prezenca e Kanal10 në veri për të shpërfaqur realitetin në atë pjesë Kosovës.

“Kjo nuk është provokim, është një gjë normale, synimi ka qenë me tregu realitetin dhe qytetarët kanë reaguar mirë. Për shumë kë në Kosovë ky është një realitet nuk është perceptuar ashti siç e ka tregu televizioni, sepse aty pamë njerëz duke shëtitur, gra dhe fëmijë… në ndërkohë deri para dy vitesh aty si është terruar nuk ka pas shanca me pa gra e fëmijë nëpër qytet”, është shprehur Spahiu. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.