Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gazeta10
13 November 2024 - 7:39

Vransirat fillimisht dominojnë mbi vend ditën e mërkurë, e nga orët e pasdites parashihen edhe intervale me diell.Nuk po paraqiten kushte për të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale, lehtazi në rritje në 7C e 9C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-6m/s, njofton Prishtina Weather.

Me kalimin në ditën e enjtë, gjatë natës dhe herët në mëngjes priten të reshura shiu dhe bore, apo vetëm bore në pjesë të vendit, me një rënie të thellë të temperaturës maksimale në vetëm 2C. Këto reshje dëbore pritet të formojnë shkurtimisht shtresa bore.

Të premten mbetet mot i vranët por i ftohtë, derisa nga dita e shtunë vransirat shpërndahen, e të dielen do të ketë më shumë kthjellime. Temperaturat shënojnë rritje deri në 5C, të shtunën, e të dielen në 9C e 10C.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.