
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me reshje shiu, raporton Gazeta10.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius.
Do të fryejë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s./Gazeta10
