Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Parashqevi Simaku surprizohet me tortë dhe qirinj në SHBA: Shfaqet më e lumtur se kurrë

Gazeta10
16 December 2024 - 16:41

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është shfaqur e lumtur dhe e buzëqeshur gjatë një darke me biznesmenin Elton Ilirjani dhe një grup shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje, ajo u surprizua me një tortë dhe qirinj, duke treguar momente të gëzuara që kanë ngjallur emocione te fansat e saj.

Pamjet e publikuara nga Ilirjani në rrjetet sociale tregojnë një atmosferë të ngrohtë, me këngëtaren që për një kohë të gjatë kishte qëndruar larg vëmendjes publike.

Elton Ilirjani ka njoftuar se për momentin Simaku do të qëndrojë në një hotel në Manhattan, duke theksuar përpjekjet për ta ndihmuar pas një periudhe të vështirë në jetën e saj.

Para disa ditësh, ajo u gjet e pastrehë në një stacion treni, një ngjarje që ka prekur shumë shqiptarë kudo në botë.

Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare në vitet ’80, u largua nga skena rreth tre dekada më parë.

Pas emigrimit në SHBA, ajo e ka shmangur daljen publike dhe për një kohë të gjatë u zhduk nga qendra e vëmendjes.

Në ditët e fundit, lajmi për gjendjen e saj të rëndë ka tronditur opinionin publik, duke nxitur reagime dhe solidaritet nga komuniteti shqiptar në SHBA./Topchannel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.