
Mesfushori Thomas Partey është vetëm një prej futbollistëve që pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë kësaj vere.
“Daily Mail” shkruan se Arsenali ka marrë vendim për ta nxjerrë Parteyn në shitje për ta ristrukturuar mesfushën për edicionin e ri.
Për ta lënë të lirë ganezin në këtë afat kalimtar, mësohet se Arsenali po kërkon rrth 30 milionë euro. Partey është pjesë e Arsenalit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
30-vjeçari në edicionin e fundit shënoi 3 gola në të gjitha garat për Arsenalit, ndërsa thuhet se ka tërhequr interesimin e skuadrave italiane dhe spanjolle.