Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Partitë politike vazhdojnë fushatën zgjedhore, sot tubime në disa komuna të Kosovës

Gazeta10
01 June 2026 - 9:07

Partitë politike vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, me tubime dhe takime elektorale në disa qytete të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje do ta nisë agjendën e saj me tubim zgjedhor në Rahovec, duke filluar nga ora 17:30. Në ora 19:00, LVV-ja do të mbajë tubim në Suharekë, në Shtëpinë e Kulturës, ndërsa aktivitetet e ditës do t’i përmbyllë me tubim në Malishevë, në shkollën “Ismail Qemali” në fshatin Bellanicë, duke filluar nga ora 21:00.

Partia Demokratike e Kosovës do të organizojë tubim me gratë në ora 16:00, në hotelin “Emerald” në Prishtinë. Më pas, në ora 18:00, PDK-ja do të mbajë tubim zgjedhor në Malishevë, në oborrin e shkollës “Ibrahim Mazreku”, ndërsa në ora 19:30 do të zhvillojë tubim në Drenas, në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim zgjedhor në Rahovec në ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”. Në vazhdim, në ora 18:30, LDK-ja do të takojë qytetarët në Prizren, në Sheshin e Lidhjes, ndërsa në ora 20:00 do të mbajë tubim në Dragash, në hotelin “Meka”.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim zgjedhor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të saj për fushatën zgjedhore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.