Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas 20 vjetësh, Kurti ritakon ambasadoren suedeze që gjithmonë kishte dashur të shërbejë në Kosovë

Gazeta10
07 September 2026 - 16:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim, të hënën, ambasadoren e re të Suedisë në Prishtinë, Åsa Pehrson, e cila, siç njofton qeveria, ka thënë se gjithmonë ka dashur të shërbejë në Kosovë.

Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që shteti i Pehrson i ka dhënë Kosovës para dhe pas pavarësisë.

“Si një vend mik dhe ndër pesë donatorët tanë më të mëdhenj, Suedia u bë shtëpi e shumë familjeve shqiptare të Kosovës”, tha Kurti, duke përmendur faktin se ky vend strehoi edhe shumë minatorë të Trepçës, pas grevës së vitit 1989.

Ai, po ashtu, përmendi edhe kontributin e mijëra ushtarëve suedezë në kuadër të KFOR-it, sipas një njoftimi të kryeministrisë.

Lexo po ashtu81 vjet nga emetimi i kartëmonedhave dhe çekmonedhave shqiptareAty thuhet se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, energjetik dhe në fushën e mbrojtjes ndërsa shtohet se “palët trajtuan gjithashtu zhvillimet politike dhe rajonale”.

Shefi në detyrë i ekzekutivit bëri të ditur se me diplomaten suedeze ishte takuar 20 vjet më parë në Stokholm.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.