Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pas Bebe Rexhes goditet edhe një këngëtare tjetër shqiptare

Gazeta10
21 June 2023 - 12:50

Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, Ava Max, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos të martën në mbrëmje.

Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale ne LA, ku shihet një person mashkull që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur.

Ata e largojnë personin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj sikurse ska ndodhur asgje. Blogu muzikor “About Music” citon këngëtaren me origjinë nga Saranda, të ketë thënë.

 “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.