
Një ditë pasi vizituan Beogradin dhe zhvilluan takim me presidentin serb Vuçiq, Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë edhe në Prishtinë dhe siç merr vesh Express do të ketë takim me kryeministrin Kurti.
Ndonëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet jashtë vendit, dyshja O’Brien dhe Eichhorst takimin do ta zhvillojnë me kryeministrin Albin Kurti.
Presidenti serb Vuçiq tha se në takimin që pati u diskutua edhe për Kosovën dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.